Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, është pezulluar me një ndeshje nga Federata e Futbollit të Anglisë shkaku i një postimi të bërë në rrjetet sociale për koronavirusin, shkruan BBC.
Alli 24-vjeçar kishte postuar një video në Snapchat në shkurt ku ka bërë shaka për përhapjen dhe madje është tallur me një aziatik.
Reprezentuesi i Anglisë po ashtu është gjobitur me 50 mijë funte dhe është detyruar të ndjekë një kurs edukues. Më tepër se 416 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi në mbarë botën.
Alli do të mungojë në ndeshjen që Tottenhami e luan në shtëpi kundër Manchester Unitedit më 19 qershor.