Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë, në aksidentin te salla 1 Tetori u goditën tri këmbësore

Ngjarje e rëndë, në aksidentin te salla 1 Tetori u goditën tri këmbësore

Një veturë ka goditur tri këmbësore në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në ora 21:25, saktësisht afër sallës “1 Tetori”.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se të aksidentuarat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Në ora 21:25, tek “1 Tetori” ka ndodhur një aksident, një veturë ka goditur tri këmbësore. Policia ka dal dhe po merret me rastin, të aksidentuarat janë dërguar në QKUK”, tha Bajrami.