Komuna e Budvës në Mal të Zi është vërshuar nga turistët këtë të shtune.
Ndonëse Podgorica zyrtare është një nga vendet e goditura nga koronavirusi, pushuesit nuk ka hezituar të shkojnë në plazhe.
Indeksonline ka siguruar disa fotografi ku shihen plazhet me pushues, përfshirë edhe ata nga Kosova.
Rritja e numrit të vizitorëve në plazhet e Evropës Veriore pas lehtësimit të masave kufizuese dhe temperaturave të larta, ka alarmuar zyrtarët dhe ekspertët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se duhet ende shumë kohë që kjo pandemi të largohet dhe u ka bërë thirrje qeverive e qytetarëve që të adoptojnë sjellje që minimizojnë transmetimin e Covid-19.
