Fjalë Kyçe

Inspektorët dhe Policia nisin aksion nëpër kafiteri pas rasteve të fundit me koronavirus

Inspektorët dhe Policia nisin aksion nëpër kafiteri pas rasteve të fundit me koronavirus

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë që të mobilizohen institucionet.

Sot, Policia e Kosovës bashkë me inspektorët kanë dalë nëpër kafiteri në Prishtinë, pastaj në tregje e institucione të ndryshme private.

Kjo ka ndodhur për të monitoruar dhe kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Për këtë ka shkruajtur edhe drejtori i Inspektoratit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruajtur ai.

Sonte u konfirmuan gjithsej 53 raste me koronavirus, teksa dy ditët e fundit gjithësej 111.