Qendra e VV-së në Prishtinë ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e Enver Gashit, njërit prej aktivistëve të parë të këtij subjekti.
“Me dhimbje e pikëllim e morëm lajmin se ka ndërruar jetë Enver Gashi, aktivisti i palodhshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!’’, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Enveri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Qendrën e Prishtinës që nga viti 2009. Ai ishte pothuajse çdoherë pjesëmarrës në secilin aktivitet të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!’’
“I palodhshëm, aktivist i guximshëm e patriot që me vetëmohimin dhe veprimtarinë e tij jo vetëm që merrte pjesë në secilën protestë por edhe angazhohej në organizimin e tyre çdoherë duke kontribuar për ta ruajtuar sovranitetin e vendit dhe pasuritë e saj. E një jetë e tillë prej aktivisti nuk mund të shuhet dhe as të harrohet edhe pas vdekjes. Përpjekjet e Enverit do të mbesin gjallë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi ynë për të!’’, thuhet tutje.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1185656678448862&id=649049115442957