Fjalë Kyçe

Zemaj prezanton manualin për masat e reja kundër COVID-19

Zemaj prezanton manualin për masat e reja kundër COVID-19

252 raste pozitive me COVID-19 janë konfirmuar gjatë kësaj jave që nga e hëna.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nëpërmes një konference për media ka prezantuar manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19, transmeton lajmi.net.

“Po e ndajmë me ju manualin për mbrojtje nga virusi. Është një dokument i cili do të përditësohet, varësisht nga situata dhe do të plotësohet bazuar në të dhënat e reja shkencore”, ka thënë Zemaj në një konferencë për shtyp.

“Ky është përgatitur në bazë të njohurive dhe duke shfrytëzuar njohuritë e organizatave. Do të parandalojë përhapjen e virusit kurse përmban udhëzime për udhëtime, gastronomi, vendvotimet, qendrat tregtare dhe veprimtaritë që po lirojmë”.

“Përdorni dhe zbatoni manualin. Përdorni maska dhe mbani distancën”, ishte mesazhi i Zemajt.

Sipas ministrit, nga data 22 qershor të hapë për qarkullim edhe katër pika kufitare, të cilat qenë mbyllur për shkak të përhapjes së koronavirusit, kjo po bëhet për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që po shfrytëzojnë kufijtë të cilët tashmë janë hapur.

Ai kërkoi zbatimin e masave strikte që përmban manuali për Covid-19, nisur nga institucionet publike.

Ministria e Shëndetësisë do ta shpërndajë manualin në të gjitha institucionet qendrore e lokale.

252 raste pozitive me COVID-19 janë konfirmuar gjatë kësaj jave që nga e hëna.