Nga 8 shkurti deri më 16 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.312 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.756 raste, ndërsa janë regjistruar 34 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 968 pacientë të prekur nga Covid-19. Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 754.