Fjalë Kyçe

77 raste të reja me koronavirus në Kosovë, nuk ka vend për relaksim

77 raste të reja me koronavirus në Kosovë, nuk ka vend për relaksim

Pas dy ditësh rresht me shifra rekorde, të mërkurën në Kosovë janë regjistruar 77 raste të reja me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të mërkurën janë testuar 437 mostra.

Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 21 raste Prishtinë), Komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë), Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë), Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë), Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren dhe 1 rast Rogovë e Hasit), Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit:2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i poshtëm), Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë), Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin) Komuna e Skenderajit 3 raste(sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj) Komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë.

Në nivel vendi, nga shpërthimi i koronavirusit e deri më sot, janë testuar 19749 persona të dyshimtë për koronavirus. Pozitivë kanë rezultuar 1833. Prej tyre 968 janë shëruar e 34 kanë vdekur.