Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se problemi në mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ketë një zgjidhje nga të gjitha palët si ato të dy shteteve po ashtu edhe nga pala ndërkombëtare.
Ahmeti në Rubikon me Adriatik Kelmeni në Klan Kosova deklaroi ser për tu arritur një dakordim pala kosovare duhet të ulet në tavolinë me palën serbe.
“Unë mendoj që Kosova nuk është problem vetëm i Kosovës, por është problem rajonal dhe evropian.Çështja e Kosovës duhet të ketë një përfundim sepse status koha nuk i shërben as Kosovës dhe as rajonit dhe mendoj që koha është për zgjidhje përfundimtare, zgjidhe për te cilën nuk duhet të jetë e imponuar, zgjidhje që do të arrihen të dakordohen palët”.
“Kosova domosdo duhet të ulët na tavolinë me palën serbe, nuk duhet të frikësohen. Sepse kur përfundon lufta, pas luftës është tavolina”.
“Problemi pritet të zgjidhet nga të gjithë në rajon mendoj që të gjitha aleatët që kane kontribuar si në Kosovë si Maqedoni , në radhë të parë SHBA-të, në veçanti NATO ,duan që përfundimisht vrima e zezë të mbyllet me një epilog të pranueshem nga palët si ajo e Prishtinës dhe e Beogradit”.
“Ky problem nuk mund të zgjidhet pa ndërmjetësim të komunitetit ndërkombëtar dhe pa angazhimin e drejt për drejt të SHBA-së, lider që e udhëhoqi çlirimin, lirin e paguajtëm me gjak, çlirimin nga vendosshmëria e shumë e fortë e SHBA-së për të përmirësuar dhe për tu treguar se Kosovës i është bërë gabime historike që nga vitit 1878 dhe deri tek konferenca e Versajës”.
Ahmeti theksoi se nuk është e lehtë të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk është e lehtë, të arrihet marrëveshje me Kosovë-Serbi, nëse ka pasë shumë vështirësi në arritjen e marrëveshjes me Greqinë ajo me Serbinë është shumëfish më e vështirë.Për të arritur këtë marrëveshje duhet burrështetas dhe ata që e nënshkruajnë të mos llogarisin se do të fitojnë zgjedhjet”.
“Ata duhet të bëjnë sakrifica për të mirën e njerëzve për të ardhmen e qytetarë të Kosovës. Çdo marrëveshje që do të arrihet në këto situata nuk është që do të duartrokitet, do të kritikohet nuk do të pranohet nga një pjesë mirëpo këtu duhet vendoshmëri burrshtetasi dhe të mos llogaris se do të fitojë kur janë zgjedhjet, mas 4 vjete apo kurdo që organizohen. Kështu ka ndodh nga praktikat dhe takimet që kam pas me shumë personalitete të botës”.
“Nuk ka marrëveshje pa kompromis ,kjo është historia zhvillime të gjitha shtetet nga i pari që është themeluar me kompromise dhe ka funksionuar me kompromise, duhet bërë një kompromis për zgjidhja më të mirë”, ka thënë Ahmeti.