Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani po e krijon rrethin e saj politik, takohet me Donika Kadaj-Bujupin

Vjosa Osmani po e krijon rrethin e saj politik, takohet me Donika Kadaj-Bujupin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me deputeten e AAK-së, Donika Kada- Bujupi.

Takimi është zhvilluar në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Shkrimi i plotë i Kadaj- Bujupi në Facebook:

Në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, sot u takuam me Kryetaren e Kuvendit e cila më njoftoi që Rezoluta për krijimin “Këndit të Kurajos” e iniciuar nga unë dhe e votuar nga deputetët e legjislaturës së kaluar, ka marrur përkrahjen e kryesisë dhe së shpejti fillimisht në ambientet e kuvendit e pastaj edhe në qeveri dhe institucionet tjera, do të ekspozohen artizanalet e punuara nga viktimat e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Ky kënd do të jetë kurajoja e së ardhmës. Këto gra janë historia e Kosovës! Drejtësia për to, do të triumfoj!