Fjalë Kyçe

Rron Gjinovci shoqërohet në polici

Rron Gjinovci shoqërohet në polici

Aktivisti i shoqërisë civile, dhe analisti politik i afërt me Vetëvendosjen, Rron Gjinovci është shoqëruar në polici.

Këtë ai e ka bërë të ditur vet me anë të një postimi në Facebook,.

Sipas tij, arsye e shoqërimit në polici është ekspozimi i plagjiaturave të pretenduara nga ai të minsitrit të Arsimit, Ramë Likaj.

Gjinovci për këtë veprim të policisë e ka fajësuar ministrin e Brendshëm, Agim Veliu.

Postimi i plotë në Facebook i Rron Gjinovcit:

Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të Ministrit Ramë Likaj.

Kjo nuk ka ndodhë asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur Ministër i Brendshëm është Agin Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti.

P.S.
Jam mirë, i shoqërum nga avokatja Rina Kika.