Fjalë Kyçe

Cani: Pa bashkëpunimin SHBA-BE s’mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën

Cani: Pa bashkëpunimin SHBA-BE s’mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se në ditët e fundit deklarimet në Uashington dhe në Bruksel lidhur me takimin e 27 qershorit Kosovë-Serbi, janë përafruar.

“Në SHBA ka arritur informacioni që BE është kundër asaj që çështja e Kosovës të zgjidhet shpejt e shpejt dhe që nëse Kosova dhe Serbia duan të jenë pjesë e BE-së, atëherë ajo duhet të zgjidhet nga BE.
Qëndrimet mes SHBA-së dhe BE-së mund dhe duhet të jenë komplementare. Pa bashkëpunim mes tyre nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme mes Kosovës”, ka thënë Cani, njofton Klan Kosova.

“Gabojnë ata që mendojnë se SHBA mund ta garantojnë anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE pa e pyetur Brukselin. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet deri tek një zgjidhje e qëndrueshme”.

Cani ka thënë se para zgjedhjeve Presidenciale në SHBA do të ketë presion mbi palët që të arrihet marrëveshja.

“Trump nuk ka pasur sukses të madh në fushën diplomatike. Do të bëhet presion deri më 3 nëntor. Një marrëveshje është e mundur. Korrik-dhjetor Gjermania do të jetë drejtuese e BE-së. Duhet të shfrytëzohet ky moment dhe Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje”.

“Është qasje e gabuar të thuhet se na ndihmon vetëm SHBA ose vetëm BE”.