Fjalë Kyçe

Kjo është gjendja e të infektuarve në komunën e Vushtrrisë

Kjo është gjendja e të infektuarve në komunën e Vushtrrisë

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli ka dhënë detaje në lidhje me të infektuarit e sotëm në këtë qytet. Ai thotë që shtatë të infektuarit me Covid-19 dje kanë qenë në Klinikën Infektive për testim.

Meholli tregon që nga rastet e sotme, nuk ka punëtorë të institucioneve. Ai flet edhe për gjendjen e të infektuarve, ku thotë që shumica e rasteve kanë gjendje stabile shëndetësore, pa simptoma klinike dhe janë në shtëpitë e tyre.

Por disa janë edhe në Klinikën Infektive, e ka nga ta që kanë simptoma më të shprehura. Meholli në një lidhje direkte në Tv Dukagjin tha se ende nuk kanë marrë raportin e plotë të analizës së këtyre rasteve, dhe nuk mund të shtojë dicka më shumë.