Klubi i futbollit me më së shumti fansa në rrjetin social Facebook në Kosovë është ‘FC Prishtina’. Ky klub aktualisht ka 34 mijë e 47 pëlqime në faqen e saj zyrtare.
Siperliga e Kosovës aktualisht përbëhet nga 12 ekipe, të cilat janë duke zhvilluar ndeshje në mes vete dhe që këtë vit pritet që 4 prej tyre të bien nga Superliga dhe të dalin në Ligën e Parë.
Ndërsa dy skuadra të tjera si dhe fituesi i Kupës së Kosovës, do të kenë mundësi që nëpërmes kualifikimeve të debutojnë në garat europian si Champions League dhe Europa League.
Momentalisht Drita është ekipi i parë në tabelë me 52 pikë, ndjekura nga Prishtina në vendin e dytë me 47 pikë, derisa vendi i tretë dhe katër kanë nga 46 e 45 pikë.
Duke parë popullaritetin e sivjetmë të Superligës, ku ndeshjet janë më spektakolare dhe publiku ka interesim më të madh, Gazeta Metro ka bërë një përmbledhje të fansave në Facebook për 12 klubet e futbollit të Kosovës, që aktualisht ndodhen në Superligë.
Sipas të dhënave të mbledhura, klubi i ‘FC Prishtinës’ aktualisht është ekipi me më së shumti fansa në rrjetin social Facebook, ku numëron 34,047 pëlqime apo fansa.
Në vendin e dytë me një diferencë shumë të vogël është ‘FC Feronikeli’ i cili ka 34,029 pëlqime apo fansa.
Për fansa në rrjetin social Facebook, nuk janë keq edhe ekipet tjera, ku në vendin e tretë është ‘KF LLapi’ me 21,417, derisa ‘FC Ferizaj’ gjendet në pozitën e katër me një diferencë të vogël nga vendi i tretë, e që ka 21,086 pëlqime apo fansa.
Klubi i ‘Dritës’ nga Gjilani ka 16,629 pëlqime apo fansa në Facebook dhe ndodhet e pesta në listë.
Në pozitën e gjashtë është ‘FC Ballkani’ ku nga statistikat e nxjerra mbrëmë del se ka pasur 16,532 pëlqime apo fansa. Momentalisht faqja e këtij klubi është bllokuar, pasi që dje ndaj tyre ka pasur një sulm kibernetik, ku edhe i është ndërruar emri zyrtar duke i vendosur prapashtesë banale.
Më poshtë keni statistikat e nxjerra për 12 klubet e futbollit të Kosovës, ku janë të detajuara numri i pëlqimeve/fansave që kanë në Facebook.