Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë Meliza Haradinaj- Stublla ka ftuar AKI’në të hetojë parregullësitë të lëna nga parardhësi i saj Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Metro.
Ministria në fjalë ka ftuar Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve dhe të mbështes masat për rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve në MPJD.
Ministria në krye me Haradinaj- Stubllën tha se pas marrjes së mandatit janë vënë re shumë parregullsi sa i përket plotënisë dhe sigurisë së informacioneve të trashëguara nga qeveria e kaluar të cilat cenojnë funksionalitetin e MPJD.
“Për këtë arsye, dhe në bashkëpunim me AKI, MPJD do të merr të gjitha masat e nevojshme administrative dhe ligjore për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë së informacioneve në MPJD”, thuhet në njoftim e MPJD’së.