Fjalë Kyçe

Shifra të frikshme: 11 të vdekur e 185 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shifra të frikshme: 11 të vdekur e 185 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Edhe 11 viktima i janë shtuar së fundmi listës së të vdekurve si pasojë e infektimit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke çuar kështu në 233 numrin e përgjithshëm të viktimave që nga muaji mars, transmeton Gazeta Metro.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, edhe numri i të infektuarve nuk po shënon ulje, ku kohëve të fundit çdo ditë e më shumë po shtohen qindra raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve të fundit janë shtuar edhe 185 raste pozitive me koronavirus, shumica e të cilëve vijnë nga Shkupi.

Përveç këtyre statistikave, edhe 41 persona që deri më sot ishin prekur me këtë virus, kanë rezultuar si të shëruar plotësisht, me ç’rast kanë rritur edhe numrin e të shëruarve në 1 mijë e 904.

Në Maqedoni të Veriut është kaluar shifra prej 5000 të infektuarve. Janë gjithsej 5005 raste në këtë vend. 233 kanë vdekur, kurse numri i rasteve aktive është rritur në 2868.