Anëtari i kryesisë së LDK’së përkrahë Mustafën për shkarkimin e Osmanit: Kur nuk e përkrahi liderin, nuk qëndroj në parti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar sot nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, të votohet për shkarkimin Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares.
Për këtë nisje është deklaruara anëtari i kryesisë së LDK’SË, Muharrem Sfarqa i cili për Periskopin tha se e përkrah çdo nisje të kreut të partisë.
Sfarqa tha se në atë moment që del kundër partisë së tij dhe liderit, ai largohet nga LDK’ja.
“Në atë moment që nuk votoi për qëndrimet e LDK’së, për politikat e liderit të LDK, unë s’kam nevojë me qenë anëtar i kryesisë së LDK’së, unë përkrahi nisjen e kryetarit Mustafa”, tha ai në një përgjigje për Periskopin.
Ndryshe përveç kësaj kërkese Mustafa, ka kërkuar që të votohet Avdullah Hoti si nënkryetar i LDK’së, duke zënë vendin e Vjosa Osmanit.