Komuna e Podujevës përkatësisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë komunë është furnizuar me një donacion nga KFOR-i amerikan.
Këtë doancion e ka pranuar nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, transmeton IndeksOnline.
Donacioni përfshinë material mbrojtës medicinal për stafin e QKMF- Podujevë, dorëza, maska, uniforma komplete, termometra, maska 3D dhe syze mbrojtëse.
Rudari ka falënderuar KFOR-in amerikan për donacionin, i cili ka për qëllim mbrojtjen dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.
https://www.facebook.com/KomunaEPodujeves/posts/2649392488643778