Fjalë Kyçe

Alarmante: Nuk ka vend në Infektivë, tre pacientë me koronavirus po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë

Alarmante: Nuk ka vend në Infektivë, tre pacientë me koronavirus po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Rukie Mehmeti, duke folur për situatën në këtë klinikë pas shtrimit të disa pacientëve me koronaviurs ka thënë se nuk ka rrezik për pacientët e tjerë në këtë klinikë.

Mehmeti ka deklaruar se në këtë klinikë janë tre pacientë me koronavirus.

“Nëse në Klinikën Infektive lirohen vendet, atëherë ata pacientë transferohen nga Klinika e Pulmologjisë”, ka thënë ajo.

Mehmeti po ashtu shtoi se nuk ka rrezik që pacientët me koronavirus të përzihen me pacientët tjerë që kanë probleme tjera me mushkëri.

“Klinika është e ndarë në kate dhe nuk ka rrezik për përzierje të pacientëve”, ka thënë ajo në Rtv Dukagjini.

Ajo gjithashtu njoftoi se momentalisht ka shtretër të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.