Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas ngjitjes se aktakuzës nga Gjykatës Special në Hagë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli.
Gashi ka thënë se kjo aktakuzë e para e ngritur nga Zyra e Prokurorit special është në kundërshtim me rregullat e te saj ligjore.
Ndërsa tutje ai ka shtuar se kjo aktakuzë është lajm i keq për shqiptarët e Kosovës e në veçanti për ish-pjesëtarët e UÇK’së.
Postimi i plotë:
Gjykata Speciale e beri publike aktakuzen e pare te ngitur nga Zyra e Prokurorit special ne kundershtim me rregullat e te saj ligjore.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorzuar ne Gjykate Speciale ne Hague ndaj Presidentit Hashim Thaqi, dhe Ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli eshte ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedures Paraprake.
Eshte nji lajm i keq per te gjith Shqiptaret ne pergjithesi , per ne Shqiptaret e Kosoves ne veqanti dhe posaqerisht per ish pjestaret e UÇK-se.
Askush nuk do te duhej te gezohet per ngritje te Aktakuzes kuder Presidentit te Kosoves dhe per ish Kryeparlamentarin e Kosoves.
Dite e keqe dhe e rende per Kosoven.
https://www.facebook.com/tome.gashi.1/posts/2995437833865262