Fjalë Kyçe

Reagon Vjosa Osmani, asnjë fjalë për UÇK-në

Reagon Vjosa Osmani, asnjë fjalë për UÇK-në

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosovës në këto momente i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi dhe mbi të gjitha drejtësi.

Sipas saj, drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka theksuar se Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë dhe kjo duhet të thuhet çdo ditë çdokund në botë.

“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion. Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë”, shkruan Osmani.