Fjalë Kyçe

Shpërthen sërish koronavirusi në vendin fqinj, 22 raste të reja në Mal të Zi

Shpërthen sërish koronavirusi në vendin fqinj, 22 raste të reja në Mal të Zi

22 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Mal të Zi, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë kësaj periudhe janë marrë 267 mostra, nga të cilat 22 ishin pozitive, transmeton gazeta ‘Vijesti’ në Podgoricë.

Më herët këtë mëngjes, u konfirmuan gjashtë raste të reja. Aktualisht ka 87 raste aktive të koronavirusit në Mal të Zi.