Milot Rashica do të paraqitet për herë të fundit në fanellën e Werder Bremen, kur kjo skuadër zhvillon ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni përballë Koln.
Me fillim nga ora 15:30, në Weserstadion, Werder Bremen pret Kolnin, shkruan lajmi.net.
Një fitore e mundshme ndaj Koln, e duke shpresuar që Union Berlin të mposht Fortunan, Werder Bremen do të renditej në vendin e 16-të, një shpresë e re për të siguruar mbijetesën përmes Play Off.
Në këtë ndeshje të rëndësishme, Werder Bremen starton me Milot Rashicën në fushë, i cili do të largohet pas këtij sezoni, diçka e konfirmuar nga vetë zyrtarët e klubit.
Për Koln, nga minuta e parë paraqitet mesfushori nga Kosova, Elvis Rexhbecaj.