Zëdhënësi i komunës së Lipjani, Diamant Bytyqi për IndeksOnline ka konfirmuar se viktima 13 vjeçare që vdiq sot në një burim të ujit është nga fshati Baincë e Lipjanit.
Ai tha se në një burim të vrellës së ujit të ngrohtë në Baincë sot ka humbur jetën një e mitur.
“Ka ndodhur një rast i tillë. Në bazë të nfgoratave eështë e vertët që ka nddhur një aksident ka humbur jetën një vajzë 12-13 vjeçare.
Pishina është invenstm i banorëve lokal dhe nuk ka asnjë kontroll pasi nuk ka investuar komuna.
Ajo nuk është pishinë por është burimi i vrellës të ujit të ngrohtë së Baincës që është rregulluar prej fshatarëve me vet inciativë, me fondet e tyre”, ka thënë ai.
Bytyqi ka bërë apel ndaj qytetarëve të kenë kenë kujdes për fëmijët e tyre pasi nuk ka asnjë ekip shpëtimi.