Fjalë Kyçe

“Ec e bëhu trim”, Mustafa thotë se Specialja duhet të ndajë drejtësi, e jo të përzihet në dialog

“Ec e bëhu trim”, Mustafa thotë se Specialja duhet të ndajë drejtësi, e jo të përzihet në dialog

Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë që kanë të bëjnë me Specialen dhe dialogun me Serbinë, ka reaguar edhe njëherë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Gjykata Speciale duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë, por që vënja e dialogut në kontekst të saj është e rrezikshme, shkruan lajmi.net.

“Është vështirë të niset dikush në rrugë për Ëashington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vënja e dialogut me Serbinë në kontekstin e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, është e rrezikshme vetëm të mendohet e jo të ndodhë
Gjykata duhet të jetë e pavarur në ndarjen e drejtësisë. Ashtu siç duhet të jetë dialogu i pavarur.
Është vështirë të niset dikush në rrugë për Washington apo për Bruksel për të dialoguar, me logjikën e komenteve dhe analizave të disa gazetarëve dhe analistëve të jashtëm, edhe me logjikën e Carl Biltdit dhe Volfgang Petrichit.
Logjika e parandalimit të ndonjë marrëveshje në Washington apo në Bruksel, nuk besoj se është dhe do duhej të jetë logjikë e një Gjykate. Sepse ajo duhet të ndajë drejtësi, për çfarë është themeluar.
Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë pa u nisur në rrugë për të shkuar në dialog, duhet t’ia marrësh hallallin familjes. Ec e bëhu trim!