Lauren Gardner, gruaja që qëndron mbrapa atij që mund të jetë gjurmuesi më i famshëm i koronavirusit të ri, nuk është profesioniste shëndetësore, ajo është inxhiniere.
Prej raportimit të rasteve të para të koronavirusit, tabela e Universitetit Johns Hopkins, e zezë dhe hiri, me pika të kuqe, që tregojnë për rastet e të prekurve, të shëruarve dhe vdekurve me koronavirus në 188 shtete dhe rajone, është vënë në qendër të përpjekjeve për të luftuar pandeminë nga autoritetet shëndetësore, hulumtuesit dhe politikëbërësit.
Ky projekt, që është cituar edhe nga Shtëpia e Bardhë, është kthyer në burim të informacionit për gazetarët dhe publikun, meqë numëron mbi 640 milionë klikime ditore.
Gjurmuesin e kam parë si diçka që do të mund të përmbushte nevojën e hulumtimit
Shifra rekorde me të infektuar, çfarë po ndodhë me vaksinën?
Gardner, profesore e asociuar e sistemeve civile inxhinierike në Universitetin Johns Hopkins, dhe krijuese e hartës interaktive, ka thënë se nuk e ka menduar se projekti gjurmues, i krijuar brenda ditës, do të merrte vëmendje të tillë.
Mirëpo, ai është përhapur menjëherë, duke u mundësuar njerëzve që të ndjekin pandeminë në kohë reale pas raportimit të rasteve në Kinë.
Deri më tani, në gjithë botën janë regjistruar më shumë se 9 milionë raste me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, derisa 469,000 prej tyre kanë vdekur.