Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka shkruar se me Ramën kanë biseduar për zhvillimet aktuale dhe mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrë si spektër politik në Kosovë.
“Bashkërisht konstatuam se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi”, ka thënë ai.
Limaj ka shtuar se është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lënë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit.
“Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë”, ka thënë ai.