Krejt çka dihej për trupin brenda varrit ishte prejardhja dhe fakti që u përzu nga forcat serbe.
Që nga viti 1999, hapësira poshtë dheut në Gjonaj të Kukësit njihej si “Varri i kosovarit”.
I tillë mbeti deri këtë javë kur mjekoligjorët arritën ta identifikonin se kosovari, ishte Vegim Qerkezi, njofton Klan Kosova.
Familjarët që mësuan rishtazi për fatin e të birit të zhdukur tash e 21 vjet janë fjalëpak për atë që mësuan.
Babai nuk e di se si djali i madh i familjes përfundoi në Kukës, por tashmë ka mësuar kush u bë shkak që t’ia gjente eshtrat pas dy dekadash.