Gianluigi Buffon ka treguar se çfarë do të bëjë pasi që të pensionohet nga futbolli.
Ikona italiane e futbollit, Buffon, që së fundmi ka vazhduar kontratën me Juventus edhe për një vit, do të ketë disa punë të tjera pas pensionimit.
Përgjigja interesante e portierit për gazetarët ka lidhje me shkollen e mesme të lartë.
“Unë duhet të përfundoj vitin tim të pestë të gjimnazit”, ka thënë Buffon, transmeton lajmi.net.
“Prindërit e mi më kanë shqetësuar për këtë tash e 30 vite”, shtoi ikona italiane, i pyetur për planet pas pensionimit.
Buffon është aktualisht 42 vjeç, por kjo moshë nuk e pengoi që të rinovonte me Juventus.