Fjalë Kyçe

Ferizaj: E therr me thikë dhe ia merr veturën

Ferizaj: E therr me thikë dhe ia merr veturën

Të premten rreth orës 21:40, në rrugën “Lulzim Guta” në Ferizaj, është raportuar se i një person pas një konflikti verbal në një lokal, viktimës me forcë kishte tentuar t’ia marr kuletën, pastaj me mjet të mprehtë thikë e kishte goditë në disa pjesë të trupit e më pas me automjetin e viktimës ishte larguar.

Viktima kishte pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar”.