Edhe katër persona dyshohet se kanë vdekur në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19 dhe të njëjtit kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese.
Në medie është duke u raportuar se dyshohet edhe për katër viktima nga koronavirusi, kështu duke e çuar në 70 numrin e vdekjeve në Kosovë.
Sipas raportimeve një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e hershme të mëngjesit.
Trupat e pajetë të të vdekurve do të shkojnë edhe për obduksion.
Në anën tjetër lajmi.net që nga mëngjesi është duke bërë përpjekje që të kontaktojë me zyrtarë të QKUK-së, Klinikës Infektive dhe MSH-së, pro një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi që nuk janë përgjigjur.