Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj pas zgjerimit të pandemisë në Kosovë.
‘Armend Zemaj duhet të japë dorëheqje! Jo sepse pandemia është faji i tij, por sepse ai është plotësisht i paaftë si Ministër i Shëndetësisë. LDK duhet të mbajë përgjegjësi’, ka shkruar Murseli.
Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 12 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që prej fillimit të pandemisë në muajin mars.