Ka përfunduar ndeshja e dytë e play-offit ndërmjet Heidenheim dhe Werder Bremen.
Bremen me një barazim me rezultat 2 me 2 ka arritur të sigurojë edhe për një vit qëndrimin në Bundesliga.
Kjo pasi që ndeshja e parë e zhvilluar përfundoi pa gola 0 me 0 në “Wesserstadion”, dhe kjo mund të konsiderohet edhe si fitore e ekipit të Rashicës, Werder Bremen ka shënuar dy gola si mysafir.
Werderi arriti të kalojë në epërsi qysh në minutën e tretë-të të ndeshjes me anë të një autogoli të shënuar nga Theuerkauf.
Rezultati u barazua nga Heidenheim pesë minutat par përfundimit të ndeshjes me anë të Kleindienst.
Në minutat shtesë të ndeshjes u shënuan edhe dy gola tjerë, nga një për secilën skuadër.
Augustinsson shënoi për të rikthyer epërsinë e Bremenit.
Ndërkaq në minutën e fundit të ndeshjes nga pika e bardhë shënoi sërish Kleindienst për vendasit.
Edhe pse Werder Bremen ka siguruar mbetjen në Bundesligë.
Përkundër këtij fakti Milot Rashica, pritet të largohet nga kjo skuadër gjatë merkatos verore.