Fjalë Kyçe

Shkon në 112 numri i viktimave nga Covid-19, vetëm sot 4 të vdekur

Shkon në 112 numri i viktimave nga Covid-19, vetëm sot 4 të vdekur

Ka shkuar në 112 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë. Derisa vetëm ditën e sotme janë regjistruar 4 viktima.

Viktima e parë gjatë ditës së sotme u shënua në spitalin e Pejës. Siç njoftoi spitali, pacientja ishte e prekur me koronavirus dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan lajmi.net.

Ndërsa një 64-vjeçar nga Gjilani, i cili ishte konfirmuar me koronavirus po ashtu ka ndërruar jetë sot.

Një rast tjetër i vdekjes ka ndodhur edhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Kurse në komunën e Drenasit sot u shënua viktima e parë nga Covid-19.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit janë 306 pacient që po trajtohen në QKUK dhe 7 spitale të vendit.
Prej tyre, 217 janë me oksigjeno-terapi dhe 11 të intubuar.

Në Klinikën Infektive, ku edhe është numri më i madh i pacientëve që po trajtohen, gjithsej 96, 60% e tyre janë në oksigjeno-terapi.

5 nga pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pacientë të konfirmuar me Covid-19:

·Klinika Infektive 96 pacientë

·Klinika e Pulmologjisë 50 pacientë

·Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë

·Spitali i Prizrenit 31 pacientë

·Spitali i Gjakovës 33 pacientë

·Spitali i Pejës 43 pacientë

·Spitali i Ferizajt 13 pacientë

·Spitali i Gjilanit 17 pacientë

·Spitali i Mitrovicës 2 pacientë

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren, por rezultatet e tyre do të bëhen të ditura të mërkurën, në orën 15:00.

MSH-ja po ashtu njoftoi se tash e tutje rezultatet do të bëhen të ditura çdo ditë në orën 15:00.