Faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhje në Maqedoni të Veriut është bllokuar, vetëm disa minuta pasi që filluan të përpunohen rezultate.
Në bazë të rezultateve të përpunuara në 566 vendvotime, respektivisht 12-13 për qind e vendvotimeve, koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 34 për qind, VMRO-DPMNE me 33 për qind, ndërkohë që tek shqiptarët në epërsi është BDI me 12 për qind, dhe koalicioni ASH-Alternativa, me 10 për qind.