Fjalë Kyçe

Zemaj njofton për vdekjen e mikut të tij nga koronavirusi

Zemaj njofton për vdekjen e mikut të tij nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar për vdekjen e një të riu nga Gjakova të prekur nga Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Menaxhimi i pandemisë Covid-19 është një punë e përbashkët e shumë institucioneve dhe shërbimeve të vendit tonë. Në këtë betejë të vështirë një kontribut të jashtëzakonshëm janë duke e dhënë edhe Policia e Kosovës, e cila ka angazhuar katër mijë pjesëtarë të saj për të përkrahur institucioinet shtetërore në zbatimin e masave kundër Covid-19 dhe në ruajtje të shëndetit të popullatës.

Për fat të keq, Covid-19 ka prekur edhe pjesëtarë të PK-së dhë një nga ta, miku im polici Ilir Gjokaj që ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës ka humbur betëjen me virusin.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Policisë së Kosovës për këtë humbje të pakompensueshme, duke bashkëndjerë me ta në këto momente të vështira.