Mjeku nga Mitrovica Hajdin Ramadani, i cili ka qenë i infektuar me Covid-19, ka njoftuar se është shëruar nga ky virus dhe ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes.
Hajdin Ramadani ka treguar për Metron se është shëruar nga koronavirus, derisa në rrjetin social Facebook ka bërë edhe një apel për qytetarët.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe që mos të bëhet vonë se nuk do të ketë kush të u shërbejë më.
”Në vijën e parë të frontit në Qendrën Emergjente sakrifikova shëndetin tim dhe rrezikova shëndetin e familjes time për t’u kujdesur për ju, andaj ju lus bëni kujdes sepse virusi me të vërtetë nuk është lojë. Kurseni edhe ata pak kolegë infermier që kanë mbetur për tu kujdesur për ju sepse dikur do te bëhet vonë nuk do te ketë kush te shërbejë”, ka shkruar ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar dje se më datën 16 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 5.472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjithashtu më datë 16 korrik 2020, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708.
https://www.facebook.com/iplasti/posts/3807401412609977