Fjalë Kyçe

Pamjet e rëntgenit të mushkërive të 30- të vjeçarit nga Ferizaj të prekur ka koronavirusi

Pamjet e rëntgenit të mushkërive të 30- të vjeçarit nga Ferizaj të prekur ka koronavirusi

Koronavirusi po vazhdon të prek persona të moshave të ndryshme, disa prej tyre madje duke i dëmtuar rëndë.

Besim Bytyçi, i cili është internist dhe reumatolog, ka shpërndarë një rëntgen të mushkërive të një 30-vjeçari i cili është i infektuar me koronavirus.

Përmes këtij postimi, Bytyçi ka kërkuar që të kenë kujdes të gjithë, pasi virusi po prek persona të të gjitha moshave.

Ai tha se 30-vjeçari i infektuar me koronavirus që është i shtrirë në spitalin e Ferizajt, nuk ka sëmundje të tjera shoqëruese, por virusi ia ka katandisur mushkëritë.

“Shumica e njerëzve po e kalojnë këtë sëmundje më pak simptoma. Por një pjesë e tyre po luftojnë mes jetës e vdekjes. Unë nuk po dua të bëj panik, por po ju flas nga përvoja e përditshme që jam duke punuar në spitalin e COVID- it në Ferizaj. Kjo sëmundje nuk pyet moshë. Aty kemi të hospitalizuar njerëz të kategorive të ndryshme, pleq djem e vajza edhe të reja, në mesin e tyre edhe mjekë dhe infermierë. Shikoni një rentgen të mushkërive si është katandisur nga ky virus. Ky rentgen nuk është i një plaku 90 vjeçar, por i një të riu nën moshën 30 vjeçar që më herët nuk ka pasur kurrfarë sëmundje shoqëruese”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.

Deri tani në Kosovë janë shënuar 5.617 raste me koronavirus, ndërsa 130 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.