Ka vdekur edhe personi i dytë nga incidenti me armë që ndodhi sot gjatë ditës në Podujevë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
Krasniqi ka thënë se i plagosuri nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe si rezultat ka ndërruar jetë.
“I plagosuri në fshati Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ai ishte 41-vjeçar”, ka thënë Krasniqi.