Një banor i Skenderajt nuk është gjetur në shtëpinë e tij të shtunën, ndonëse është konfirmuar me koronavirus, ka bërë të ditur Policia të dielën.
Në raportin 24-orësh të policisë është bërë e ditur se në lidhje me këtë është njoftuar prokurori i shtetit.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i rezultuar pozitiv me Covid 19 i cili duhet të jetë në vetizolim nga njësiti policor është verifikuar dhe i njëjti nuk është gjetur në shtëpi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime”, shkruhet në raport.