Fjalë Kyçe

Shtatë persona arrestohen pas një rrahjeje për shkaqe pronësore

Shtatë persona arrestohen pas një rrahjeje për shkaqe pronësore

Shtatë persona janë arrestuar në fshatin Zahaq të Pejës, pasi që pas një marrëveshje rreth një prone janë rrahur mes vete të shtunën, është njoftuar nga Policia e Kosovës.

Policia në raportin 24-orësh ka treguar se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit katër janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.