Fjalë Kyçe

Prej nesër nisin edhe një lloj tjetër testesh në Prishtinë

Prej nesër nisin edhe një lloj tjetër testesh në Prishtinë

Nga nesër pritet që në kryeqytet të llojnë testimet serologjike për Covid-19. Këto testime do të bëhen në “Qendrën e Studentëve”, derisa prioritet do të jenë grupet më të rrezikuara me simptoma.

KosovaPress mëson se janë duke u bërë përgatitjet e fundit për testimin e aparateve dhe metodologjisë dhe që nga nesër të llohet me këto testime.

Personat me sëmundje kronike, të tjerë që janë të konrmuar me Covid-19 dhe me simptoma më të rrezikuara do të jenë prioritet për testim serologjik.

Për këtë ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se janë pranuar makinat e para, si edhe testet serologjike për Covid-19 në këtë komunë, ndërsa janë testuar 60 personat e parë.

“Nga e hëna do të llojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupe t e rrezikuara me simptoma. Momentalisht, jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë, e brenda dy javësh do të jemi me kapacitet rreth 400 në ditë. Synimi primar në llim është që përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dimë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat). Na priftë e mbara në këtë kapitull të ri”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë se nga nesër do të diagnostikohen personat me Covid-19 pa u testuar, dhe në bazë të simptomave.

“Komunat e kanë pranuar nga niveli qendror një rekomandim nga IKShP ku thuhet që mjekët familjarë nga qendrat familjare të Kosovës do të llojnë diagnostikimin e personave me Covid-19 pa i testuar, do të thotë në bazë të simptomave. Dhe këtë do të llojnë ta zbatojnë që nga e hëna, apo dita e nesërme”, ka thënë ai. Ibrahimi derisa ka folur për testimet serologjike, ka njoftuar se së shpejti do të llojnë edhe në komunat e tjera me testime të njëjta.