Fjalë Kyçe

Mali i Zi me rekord të rasteve të reja me koronavirus

Mali i Zi me rekord të rasteve të reja me koronavirus

Mali i Zi ka regjistruar 116 raste të reja me COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi, është njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.

Në 24 orët e fundit janë testuar 720 mostra, ndërsa kanë rezultuar 116 prej tyre pozitive. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 23 persona.

Numri më i madh i të infektuarve të rinj është në Podgoricë, 40 sosh, ndërsa në Nikshiq janë regjistruar 32 raste të reja.

Aktualisht në Mal të Zi janë 1771 raste aktive.