Fjalë Kyçe

Vdes një punëtor i KEK-ut, dyshohet se ishte i infektuar me koronavirus

Vdes një punëtor i KEK-ut, dyshohet se ishte i infektuar me koronavirus

Një burrë 63-vjeçar dyshohet se ka vdekur nga koronavirusi, i ndjeri ishte punëtor i KEK-ut.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë bërë të ditur se personi me inicialet N.G., dyshohet se ka vdekur nga virusi COVID-19, i njëjti kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

“Ka qenë i sëmurë nga diabeti, por kryesorja me sa kemi ne informacion ka vdekur nga koronavirusi”, ka thënë një burim i Gazetës Sinjali brenda KEK-ut.

Varrimi i të ndjerit është bërë gjatë ditës së sotme.