Në Stacionin e Autobusëve në Pejë, para orës gjashtë të mëngjesit sot, është gjetur një mjet shpërthyes, respektivisht një granatë dore.
Personi i sigurimit, siç mëson KOHA e kishte gjetur në një hapësirë tjetër të jashtme të stacionit, dhe atë granatë e kishte vendosur në kioskën e stacionit, nga ku ngrihet dhe lëshohet laura e stacionit.
Aktualisht është duke u prit ardhja e njësitit përkatës të deminimit, për largimin e mjetit shpërthyes.