Yll Hoxha ishte një ndër futbollistët më meritor për shpalljen e Feronikelit kampion si DigitAlb Kupës së Kosovës në edicionin e fundit.
Futbollisti nga Prishtina i cili ka përvojë të madhe pasi që ka luajtur edhe në Shqipëri, ka njoftuar se kontrata me Feronikelin i skadon pas ndeshjeve parakualifikuese që ka me Feronikelin në Ligën e Kampionëve.
“Kam kontratë me Feronikelin edhe për ndeshjet e Evropës dhe pastaj do të vendosim për të ardhmen”, ka thënë Yll Hoxha për emisionin 2 me 1 në RTV 21.
Yll Hoxha gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.