Bordi i Telekomit të Kosovës ka dhënë dorëheqje. Kjo ka ardhur pasi përmbaruesi ka tërhequr nga xhirollogaria e kësaj ndërmarrjeje të gjitha mjetet që posedonte.
Koha ka marrë vesh se në xhirollogari ishin 3 milionë euro të cilat Qeveria ua kishe dhënë gjatë gjendjes me pandemi.
Ndërkaq tërheqjen e mjeteve e ka konfirmuar edhe kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj.