Fjalë Kyçe

Kuka konfirmon se testet për COVID-19 nga Kosova nuk po pranohen në Evropë

Kuka konfirmon se testet për COVID-19 nga Kosova nuk po pranohen në Evropë

Driton Kuka ka bërë të ditur se testime që po bëhen në Kosovës për Covid-19 nuk po pranohen në Evropë.

Trajneri i xhudos është shprehur i frustruar për barrierat që po i vendosin vendet evropiane testimeve që po realizohen në vendin tonë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kuka ka bërë të ditur se ata po zhvillojnë stërvitjet në Poreç të Kroacisë.

Por, sipas tij, çdo qytetarë i Kosovës që po futet në shteti kroat, po testohet për coronavirus edhe nëse posedojnë letrën nga institucionet tona se janë negativ në pandeminë.

Statusi i tij:

Pse shumë shtete Evropiane spo pranojnë testimet për Covid 19 që bahen në Kosovë!?

Barrierat po vazhdojnë për vendin tonë, as liberalizim e tash barriera me teste!

Thjesht Kosova edhe në pandemi po diskriminohet ashpër dhe në mënyrë të padrejtë,Evropa vlonte para disa kohësh e ne solidarizoheshim tash kjo po ndodh në Kosovë e shtetet përreth e Evropa tash po qet barriera e po e rrit diskriminimin e po shkojnë aq larg sa as testimet spo i pranojnë.

Ekipi ynë po vazhdon kampin stërvitor në Poreç të Kroacisë!

E veçanta e qëndrimit tonë këtu kësaj radhe është numri i madh i Shqiptarëve që po kalojnë pushimet këtu.

Dhe të gjithë janë ndalur këtu si rezultat i barrierave nese do vinin në atdhe do u duhej të izolohen kur kthehen mbrama.

Testimet në Kosovë askush smund ti kontestoj,shteti Kroat i pranon dhe tashmë ne jemi këtu por shumica dërmuese e shteteve të EU spo e bën një gjë të tillë!?

E turpshme kjo sjellje ndaj shtetit tonë dhe e pakuptimtë!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10220495616798359&set=a.10200717797685242&type=3