Fjalë Kyçe

Trusti për 10 përqindëshin: Pasi të aprovohet në Kuvend, do t’ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit

Trusti për 10 përqindëshin: Pasi të aprovohet në Kuvend, do t’ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se sot Qeveria e Kosovës, e ka kaluar propozimin për tërheqjen e përqindëshit të kursimeve.

Përmes një postimi në Facebook bëhet e ditur se pasi aprovimit në Parlament qytetarët do të njoftohen për mënyrën e aplikimit.

Njoftimi i plotë:

Kontribuues të nderuar,

Sot Qeveria bëri propozimin për tërheqje të 10% të kursimeve pensionale.

Pasi që Parlamenti të aprovojë ndryshimet ligjore të propozuara, ne do të ju njoftojmë për mënyrën e aplikimit.