Derbi Gjilani – Ballkani mbyllet baras – Drita shpallet kampione
Gjilani i ka bërë një nder të madh skuadrës rivale të qytetit – Dritës.
Në minutën e 94-t të ndeshjes derbi me Ballkanin, Gjilani ka barazuar rezultatin në 2:2 dhe më këtë, Drita është shpallur kampione e Kosovës një xhiro pa përfunduar stinori në Superligë.
Keita Rezak shënoi golin e barazimit.
Drita është liderë me 68 pikë, pason Gjilani me 65 dhe Ballkani me 64.
Me dy gola të shpejtë, Ballkani ka përmbysur rezultatin në derbin që po luhet në Gjilan. Tash po avancon 1:2.
Mirlind Daku (73’) dhe Jetmir Topalli (76’) shënuan për Ballkanin.
Gjilani kishte kaluar në pjesën e parë në epërsi.
Me këtë rezultat, Ballkani mbetët fuqishëm në lojë për titull. Në xhiron e fundit e pret Dritën lidere.